New Generation E-Learning System
Mirësevini në sistemin e mësimdhënies online të New Generation.
Për të siguruar akses në këtë sistem, ju lutemi na kontaktoni!
Mirë se vini!
New Generation
Qendra Multifunksionale “New Generation”, e filloi veprimtarinë e saj si Kolegj Profesional, “New Generation”. U themelua nisur nga kërkesat e kohës në drejtim të ngritjes së standartit në parukeri dhe estetikë, që shërbimet në këto fusha të ngrihen mbi baza shkencore dhe në një nivel bashkëkohor.
TË FUNDIT
KURSE PROFESIONALE
New Generation operon tashmë prej 15 vjetesh në treg në ofrimin e Arsimit dhe Formimit Profesional! New Generation është institucioni i parë privat dhe i vetëm në Shqipëri që ka fituar AKREDITIMIN E PLOTË të institucionit dhe programeve / kualifikimeve të saj të studimit, nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ky akreditim bazohet në standardet dhe kriteret kombëtare të cilësisë të ofruesve të arsimit dhe formimit profesional, të cilat mbështeten në Kornizën Shqiptare të Kualifikimit (KSHK) dhe Kornizën Europiane të Kualifikimit (KEK). Rrjedhimisht diplomat dhe çertifikatat e kualifikimeve të lëshuara nga IOAFP-të e akredituara në Shqipëri, siç është dhe QMNG, njihen edhe në vendet e BE-së.
Përveç interesit të madh të të rinjve në programet dy vjeçare të Arsimit Profesional, vihet re ndjeshëm edhe orientimi drejt specializimeve 3, 6, dhe 9 mujore të Formimit Profesional në:
- PARUKERI
- ESTETIKË
- MASAZHERI
- MAKE UP ARTIST
- NAIL ARTIST
- BERBER
Kjo për shkak të komoditetit që ofrojnë këto specializime në:
- përvetësimin e atij segmenti të profesionit për të cilin tregohet interes;
- programe specifike azhornimi/thellimi në teknika të caktuara për të gjithë ata që tashmë i ushtrojnë këto profesione, në funksion të rritjes së shërbimeve dhe cilësisë në bizneset e tyre;
- fleksibilitet në krijimin e grupeve/kurseve të reja gjatë gjithe vitit kalendarik;
- një mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit që emigrojnë jashtë Shqipërisë, për tu profilizuar brenda një kohe relativisht të shkurtër në një profesion të caktuar;
- mbështetja e njohurive të mara me një Çertifikatë.
Parukeri
KURSE 3 6 9 MUJORE
Në varësi të kohëzgjatjes së kursit, praktikohen metodat bazë dhe të avancuara të krehjes, prerjes, ngjyrimit dhe stilimit të flokëve. Praktika ushtrohet nëpërmjet manikinave me flokë natyrale të cilat i mundëson shkolla për të realizuar proçesin mësimor; nëpërmjet praktikës me “klientë” dhe gjithashtu në aktivitetet jashtëshkollore si Televizione, Teatro, Sfilata etj.
Estetikë
KURSE 3 6 9 MUJORE
Në varësi të kohëzgjatjes së kursit, mësohen dhe praktikohen të gjitha shërbimet dhe trajtimet estetike të fytyrës dhe trupit. Pas marjes së informacioneve të nevojshme teoriko-praktike, kursantët janë të prirur ti përvetësojnë më së miri të gjitha teknikat e shpjeguara me profesionalizëm nga pedagogu përkatës.
Makeup
KURSE 3 6 MUJORE
Në këtë kurs trajtohen teknika si: Make-up për ditën dhe mbrëmjen; Make-up televiziv; Kinematografik; Fashion etj, teknika të cilat bëjnë të mundur që kursantit përveç praktikës intensive në ambientet e shkollës, ti jepet një mundësi e artë e ushtrimit të tyre në aktivitetet e shumta jashtëshkollore si Televizione, Teatro, Sfilata etj.
Berberi Modern
KURSE 3 6 MUJORE
Si çdo gjë tjetër që ecën drejt modës, edhe performanca e meshkujve ka evoluar me kalimin e viteve. Ne, si New Generation i japim mundësi brezit të ri të informohet dhe trajnohet me stilet dhe tendencat e kohës.
STATISTIKA
STATISTIKAT NË KËTO 15 VITE SUKSESI
BOTIMET TONA & KONKURSET
Revista Nr. 4
Qendra Multifunksionale New Generation, realizoi me shumë sukses procesin e
akreditimit dhe tashmë është i Akredituar nga CIDESCO International...
FantaStil
Konkurset "FantaStil" organizon institucioni ynë për t'ju ofruar mundësinë maturantëve ose vajzat dhe zonjat nga mosha 30- 45 vjeç të përfitojnë bursa studimi.