Një pjesë e stafit të New Generation, ishin pjesë e Workshop-it tre ditor me temë "Pedagogjia në vendin e Punës" pranë Dhomës Kombëtare të Zejtarisë në bashkëpunim me Dhomën e Zejeve Koblenz Gjermani, ku u trajtuan si teorikisht edhe praktikisht në situata reale të punës, metodat europiane të pedagogjisë dhe mësimdhënies në Arsimin Profesional.