Qendra Multifunksionale New Generation, realizoi me shumë sukses procesin e akreditimit dhe tashmë është institucioni i parë privat në Shqipëri i AKREDITUAR nga Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve në Shqipëri. Sipas Vendimit Nr.9, datë 17.02.2023, të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, New Generation ka Akreditim të plotë për të gjitha programet 2 vjeçare, që ofrohen sipas Nivelit 5 të kualifikimeve profesionale, bazuar në Kornizën Kombetare të Kualifikimeve. Sipas ligjit kjo barazon diplomat tona edhe me Nivelin 5 të Kornizës Europiane të Kualifikimeve, duke bërë që ato të jenë të barazvlefshme me të gjitha diplomat që lëshohen në të gjitha Shtetet e Bashkimit Europian.
Pamje gjatë ceremonisë së organizuar nga AKAFP për të dorëzuar çertifikatën e akreditimit për disa prej institucioneve (publike) të cilët ishin pjesë e procesit.