Një pjesë e stafit administrativ dhe pedagogjik të New Generation, ishin pjesë e Workshop-it tre ditor mbi ngritjen e një Start Upi më 10,11,12 Maj 2022 pranë Dhomës Kombëtare të Zejtarisë.
Në ditën e parë të trajnimit u krye prezantimi i krijimit të Start-Up me shembuj konkret për trajnerët e pranishëm në fusha të ndryshme biznesi nga Eksperte e Dhomës së Zejtarisë.
Në ditën e dytë u bë prezantimi teorik mbi krijimin e Start Up - it, rëndësinë e aftësive menaxheriale drejtuese-komunikuese, analizën e tregut, strategjitë e marketingut, rentabilitetit dhe likuiditet nga Eksperte Gjermane Znj. Briggite Pappe.
Në ditën e tretë të trajnimit u zhvillua shembulli praktik i planit të biznesit (Bussiness Model Canvas) në drejtimin e Ekspertes Gjermane Znj. Brigitte Pappe.