Estetikë të Avancuar

Diplomë 2 vjeçare në Estetikë të Avancuar

Programin e studimit 2 vjeçar në “Estetikë e avancuar”, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2010-2011. Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit. Ky program studimi ka si objektiv formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentëve në fushën e estetikës zbukuruese. Ky program synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar në qendrat e estetikës si një profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar në shkallën më të lartë për këtë drejtim. Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuri për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e përmendur.

VITI I VITI II
Mjekësi Teknika të tatuazhit
Biokimi Lëndë me Zgjedhje
Etikë Profesionale dhe Kulturë e përgjithshme Teknika të trajtimit të fytyrës-trupit
Dietologji Teknika depilimi
Gjuhë e Huaj - Anglisht Teknikat bazë të make-upit
Teknikat e masazhit të fytyrës Teknika manikyr-pedikyr
Informatikë e aplikuar Teknikat bazë të ndërtimit të thonjve artificialë
Kontabilitet i ndërmarrjes Praktikë Profesionale
Kimi Kozmetike Provim përfundimtar
60 KREDITE (ECTS) 60 KREDITE (ECTS)
610 ORË NË AUDITOR 780 ORË NË AUDITOR

Search