Fizioterapi Estetike

Diplomë 2 vjeçare në Fizioterapi Estetike

Programin e studimit 2 vjeçar në “Fizioterapi Estetike”, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2016-2017. Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit Ky program studimi ka si objektiv formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentëve në fushën e fizioterapisë estetike. Ky program synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar ne qendrat e masazherisë estetiko-kuruese, SPA, qendrat sportive dhe palestrat si një profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar në shkallën më të lartë për këtë drejtim. Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuri për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e përmendur.

120 kredite (ECTS)

VITI I VITI II
Mjekësi (Anatomi) Teknika të Trajtimit të Fytyrës e Trupit
Biokimi Teknika të Limfodrenazhit 
Etikë Profesionale dhe Kulturë e Përgjithshme Teknika Shiatsu Tradicionale
Dietologji Teknika të Kinezoterapisë
Gjuhë e Huaj -Anglisht Teknika te Refleksologjisë
Informatikë e aplikuar Aromaterapi
Kontabilitet i ndërmarrjes Masazh Sportiv
Kimi Kozmetike Mobilizimi Pasiv
Teknikat e masazhit bazë Provim Përfundimtar
   
60 KREDITE (ECTS) 60 KREDITE (ECTS)
607 ORË NË AUDITOR 810 ORË NË AUDITOR

Search