Certifikatë / Diplomë profesionale në kualifikimin 2 vjeçar në "Masazheri Estetiko – Kuruese"
Programin e studimit 2 vjeçar në “Masazheri estetiko kuruese”, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2009-2010. Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit. Ky program studimi ka si objektiv formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentëve në fushën e masazhimit dhe estetikës kuruese. Ky program synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar në qendrat e masazherisë estetiko-kuruese, SPA etj, si një profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar në shkallën më të lartë. Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuri për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushat e përmendura.
120 kredite (ECTS)
| VITI I | VITI II |
|---|---|
| Mjekësi (Anatomi) | Teknika të Trajtimit të Fytyrës e Trupit |
| Biokimi | Teknika depilimi |
| Etikë Profesionale dhe Kulturë e përgjithshme | Teknika të Tatuazhit |
| Dietologji | Teknika të Limfodrenazhit |
| Gjuhë e Huaj -Anglisht | Teknika Shiatsu Tradicionale |
| Informatikë e aplikuar | Teknika të Kinezoterapisë |
| Kontabilitet i ndërmarrjes | Teknika të Solarit dhe Saunës |
| Kimi Kozmetike | Teknika të Refleksologjisë |
| Teknikat e Masazhit të Fytyrës | Praktikë Profesionale |
| Provim Përfundimtar / Punë Diplome | |
| 60 KREDITE (ECTS) | 60 KREDITE (ECTS) |
| 607 ORË NË AUDITOR | 810 ORË NË AUDITOR |

