Në Qendrën Multifunksionale “New Generation”, lëndët e formimit bazë, zhvillohen nga pedagogë me tituj shkencorë dhe me eksperiencë shumë vjeçare duke e konsideruar këtë formim si shumë të rëndësishëm në aftësimin e tyre profesional. Lëndët e formimit profesional, zhvillohen nga pedagogë të cilët kanë kryer studimet e tyre në Europë, duke u dhënë kështu studentëve, atë çka ata aspirojnë, formatin perëndimor. Pedagogët e huaj në lendët e formimit profesional, kanë një frekuencë çdo dy muaj me mësimdhënie në formën e leksioneve dhe orëve praktike Qendra Multifunksionale “New Generation” i ka kushtuar rëndësi përzgjedhjes së stafit akademik, duke patur synim formimin e plotë shkencor dhe profesional të studentëve. Kombinimi i pedagogëve vendas dhe të huaj realizon një edukim me trend të theksuar europian. New Generation synon për marrëdhënie afatgjata me stafin akademik duke e parë atë si garanci për krijimin e një tradite për realizimin e misionit.
![MIMOZA MUMAJESI](/images/2022/11/21/mimi-me-background.png)
![PROF. SPIRO DRUSHKU](/images/teachers/SPIRO_DRUSHKU.jpg)
![Rea Tafaj](/images/2024/07/20/img_88662.jpg)
![Arben Tafaj](/images/2021/05/12/whatsapp-image-2021-05-05-at-21.39.551.jpeg)
![Evis Sinojmeri](/images/2021/05/12/whatsapp-image-2021-05-05-at-21.39.18.jpeg)
![Limon Ajdini](/images/2022/11/26/_mg_6338.jpg)
![Jonida Kalemaj](/images/2021/05/12/unnamed-1.jpg)
![Dr. Endrit Mone](/images/2021/05/13/unnamed-2.jpg)
![Dr. Rozana Cela](/images/2022/11/26/whatsapp-image-2022-11-26-at-12.48.14-pm.jpeg)