Tashmë, Qendra Multifunksionale New Generation i ofron çdo studenti Arsimin Profesional me diploma të vlefshme kudo në botë, pa qënë nevoja për tu shkolluar jashtë vendit, me shpenzime dhe kosto jetese minimale. Përmes bashkëpunimit të New Generation me rrjetin ndërkombëtar CIDESCO, si kualifikimi më i lartë në fushën e estetikes, studentët kanë një ndihmë shumë të madhe në ngjitjen e shkallëve të karrierës profesionale.
Studentet që sapo kanë përfunduar studimet në Programin 2 vjeçar Estetikë e Avancuar në New Generation apo edhe ish-studente, shprehën ambicien për të hyrë në provimin CIDESCO gjatë vitit 2022, i cili u zhvilllua për herë të parë në Shqipëri nga New Generation. Ato ja dolën të kalojnë me sukses të dy provimet teorik dhe praktik nën mbikqyrjen e ekspertëve ndërkombëtarë.
Tashmë, ato kanë ka 2 diploma në CV e tyre, një Diplomë nga New Generation, e cila sipas Kornizës 5 të kualifikimeve njihet në cdo shtet të Europës, si dhe një Diplomë nga rrjeti ndërkombëtar CIDESCO, e njohur në të gjithë botën. Këto diploma do t’u japin atyre përparësi në procesin e punësimit në tregun profesional të punës.
Synimi kryesor i New Generation është gjithmonë ruajtja e cilësisë dhe përmirësimi çdo vit e më shumë i cdo aspekti në arsimin dhe formimin profesional.