Një vizitë në ambientet e New Generation nga Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj.
Z. Veliaj komplimentoi investimin dinjitoz të New Generation në drejtim të ambienteve mësimore, dokumentit të njohur në çdo vend të botës me të cilin çdo student dhe kursant pajiset në përfundim, punën që ka bërë shkolla në lidhje me punësimin deri në 98% të studentëve/kursantëve brenda dhe jashtë vendit, praktiken profesionale në saj të marrëdhënieve të bashkëpunimit që shkolla ka e cila u ofrohet studentëve në televizione, sallonet dhe SPA më presigjioze, në Teatrin Kombëtar, produksione filmike etj., mundësinë që studentët e Programeve 2 vjeçare në profilin e Estetikës të pajisen me Diplomën e njohur në të gjithë botën CIDESCO, si dhe hyrjen në provimet për Titujt e karrierës “Ndihmësmjeshtër”.
Gjithashtu mbështeti inkubatorin e profesionistëve të rinj, “New Generation Startup Zone”, i cili është një start dhe suport shumë i dobishëm për fillimin e profesionit për çdo student që dëshiron të jetë një sipërmarrës në të ardhmen.
Gjatë vizitës së tij, administratori i shkollës z. Ilir Tafaj theksoi faktin që kjo shkollë ka përkrahur politikat që Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale gjatë vitit 2014 zhvilloi për përkrahjen e arsimit Profesional. Situata e sotme e këtij arsimi tregoi që këto politika ishin shumë të drejta!