Qendra Multifunksionale “New Generation” ka arritur akreditimin e plotë nga CIDESCO International - Head Office in Zurich, Switzerland, Comité International d’Esthétique et de Cosmétologie!
Kjo do të thotë që të gjithë studentët që zgjedhin të studiojnë programin e Estetikës së Avancuar kanë tani mundësinë e jashtëzakonshme për të marrë këtu në Shqipëri EDHE një DIPLOMË të DYTË, tashmë NDËRKOMBËTARE, krahas diplomës së lëshuar nga “New Generation”, të dyja të njohura gjerësisht në të gjithë Europën dhe mbarë globin!
Komiteti CIDESCO, i themeluar në vitin 1946 në Zvicër, përfaqësohet në mbi 40 vende në 5 kontinente të cilët ofrojnë standardet dhe kualifikimet e vlerësuara ndërkombëtarisht CIDESCO. Sot numëron mbi 250 shkolla CIDESCO në të gjithë botën.
Ky është një moment historik për shkollën tonë dhe për studentët e diplomuar!
Me akreditimin dhe marrjen e statusit Shkollë CIDESCO, angazhimi ynë për të arritur cilësinë ndërkombëtare dhe përsosmërinë në Arsimin dhe Formimin Profesional ka arritur nivele të reja! Ne jemi të përkushtuar për të fuqizuar studentët tanë me aftësitë dhe njohuritë më të mira, duke i siguruar që ata të shkëlqejnë si profesionistë të vërtetë dhe të besuar, në industrinë e bukurisë.
Tashmë studentëve tanë u mundësohet punësim dhe integrim i menjëhershëm në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit!
Diploma CIDESCO ju hap dyert në shumë sektore të Beauty Therapy dhe ju pozicionon në një nivel më të lartë profesionalizmi dhe autoriteti profesional!
Krenarë për familjen tonë të estetistëve, gjithnjë në rritje cilësore, tashmë edhe me diplomën më të njohur ndërkombëtare!