SFILATA "RAINBOW SHOW" një event nga New Generation, i cili ashtu si dhe vetë emri, plot ngjyra, gjallëri dhe dinamikë, solli në pasarelën e Panairit "Weddings, Beauty & Lifestyle Expo 2019", 22-24 Nentor 2019, ne Expocity Albania, punët dhe talentin e studentëve të shkollës sonë!
Kanë punuar plot dashuri e kanë guxuar me shumë ngjyra të sjellin Rainbow Show studentë & kursantë të Departamenteve: Parukeri e Avancuar/ Estetikë e Avancuar/ Make Up & Berber! Risi në këtë sfilatë ishin 14 djem të shkollës sonë që demostruan stilimet e flokëve dhe mjekrës, të gjitha të realizuara nga vetë ata.