Diplomë 2 vjeçare në Parukeri të Avancuar
Programin e studimit 2 vjeçar në “Parukeri e avancuar”, që ka filluar aktivitetin akademik në vitin 2010-2011. Objektivat formues dhe karakteristikat e programit të studimit. Ky program studimi ka si objektiv formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentëve në fushën e parukerisë së avancuar. Ky program synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë profesionalisht, si teorikisht ashtu edhe praktikisht, për të punuar në sallonet e bukurisë si një profesionist i vërtetë dhe i kualifikuar në shkallën më të lartë. Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuri për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e parukerisë.
VITI I | VITI II |
---|---|
Mjekësi | Stilimet bazë |
Biokimi | Teknikat bazë të ndërtimit të thonjve artificialë |
Etikë Profesionale dhe Kulturë e përgjithshme | Teknikat e drejtimit permanent të flokut |
Kolorimetri | Fantazi në permanent |
Gjuhë e Huaj - Anglisht | Teknikat bazë të make-upit |
Teknikë boje të avancuara | Teknika të trajtimit të flokut oblungo |
Informatikë e aplikuar | Prerje e avancuar |
Kontabilitet i ndërmarrjes | Praktikë Profesionale |
Prerje, krehje bazë | Provim përfundimtar |
60 KREDITE (ECTS) | 60 KREDITE (ECTS) |
660 ORË NË AUDITOR | 780 ORË NË AUDITOR |