Qendra Multifunksionale “New Generation”, e filloi veprimtarinë e saj si Kolegj Profesional, “New Generation”. U themelua si një investim plot pasion i vëllezërve Tafaj. U hap nisur nga kërkesat e kohës në drejtim të ngritjes së standartit në parukeri dhe estetikë, që shërbimet në këto fusha të ngrihen mbi baza shkencore dhe në një nivel bashkëkohor.
Pas aplikimit në MASH, themelimi i Kolegjit u bë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 798, datë 22.07.2009, ku u lejua të hapej programi i ciklit të parë të studimit Bsc në Masazheri Estetiko – Kuruese.
Me VKM nr 440, datë 09.06.2010 u bë hapja e dy programeve dy vjeçare: “Estetikë e Avancuar” dhe “Parukeri e Avancuar”.
Të gjitha programet e studimit u hartuan bazuar në parimet e Bolonjës dhe sipas experiencës më të njohur europiane. Puna e studentit ekuivalentohet me kreditet përkatëse. Çdo vit akademik ka 60 kredite (ECTS) dhe së paku 1500 orë punë të studentit, që lejonë dhe transferimin e studimeve.
Në 5 vjet histori me strukturën e një Kolegji Profesional, “New Generation” ka patur synim strategjik thellimin në metodat shkencore dhe profesionale të mësimdhënies duke u mbështetur në cilësitë e një stafi vendas dhe të huaj, me tituj dhe grada shkencore.
Në vitin 2014, nisur nga fakti që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, hartoi Ligjin e plotë për Arsimin Profesional të të rinjve, “New Generation” gjeti përshtatje maksimale në këtë Ministri duke patur programe thellësisht profesionale, por me një synim akoma më të lartë, atë të të qenurit sa më pranë tregut të punës. Kështu do tu shërbejë më mirë interesave të të rinjve, duke e transformuar Kolegjin Profesional “New Generation” në një Qendër Multifunksionale.
Ky vizion i qartë i “New Generation” dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit, si ato te artit, të modës dhe qendrat estetike, do vijojë ta ketë prioritet për studentët dhe të gjithë të rinjtë aftësimin për përballjen me tregun e punës.
STATISTIKA
STATISTIKAT NË KËTO 10 VITE SUKSESI
Misioni Yne
MISIONI YNË Qendra Multifunksionale “New Generation”, në gjithë veprimtarinë e saj, ka për mision:
- Të përgatisë profesionalisht specialistë të lartë, në fushat që mbulon, nëpërmjet mësimdhënies me cilësi të lartë dhe praktikës profesionale.
- Të zhvillojë arsimin professional në vend, si një politikë kombëtare në Shqipëri.
- Te mundësojë punësimin e menjëhershëm e çdo studenti gjatë dhe pas mbarimit të shkollës/formimit.- Për këtë do të ndihmojë edhe qendra më e re “New Generation Startup Zone”, si një inkubator i rritjes profesionale të tyre;
- Vazhdimin e marrëdhënieve me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit, si institucionet te artit, të modës dhe qendrat estetike;
- Formimin e profesionistëve të cilët mbajnë me nder emrin New Generation si një markë cilësie.
VLERAT DHE ARRITJET E KPNG
- Hapsira pune komode për studentët dhe mjete didaktike bashkëkohore
- Programet e studimit janë hartuar totalisht sipas kërkesave të Kartës së Bolonjës. Kjo nënkupton që lëndët/modulet janë shoqëruar me kredite, orë mësimore, në auditor dhe jashtë tij.
- Programet e studimit janë hartuar sipas eksperiencës më të mirë europiane. Studentët përftojnë njohuri dhe aftësi profesionale të një niveli shumë të lartë.
- Stafi akademik është përzgjedhur për të ofruar jo vetëm eksperiencën e tij, por dhe etikën më të mirë profesionale dhe qytetare. Studentët në shkollën tonë do të ndjehen gjithmonë në një ambient mikpritës dhe bashkëpunues.
- “New Generation” organizon aktivitete të ndryshme trainuese me profesionistë të huaj (nga Italia)
- “New Generation” ka bashkëpunim intensiv dhe të drejtpërdrejtë institucional me qendrat dhe sallonet e bukurisë, për t’i krijuar mundësi praktikimi dhe punësimi studentëve gjatë por dhe pas përfundimit të studimeve.