1. Hidratoni flokët dhe lëkurën e kokës me vaj flokësh
Gjatë muajve të ftohtë, ngrohja e brendshme ka tendencë të zhdukë shumë lagështirën dhe t'i thajë flokët, ndonjëherë duke lënë një skalp të thatë dhe me lëkura të vdekura. Shtimi i vajit të flokëve në rutinën tuaj lufton në mënyrë efektive thatësinë. Vendosni disa pika të një vaji ushqyes flokësh në skaje çdo ditë për t'ju ndihmuar të rimbushni flokët tuaj gjatë dimrit me lagështirën që i nevojitet, duke e parandaluar atë nga këputja, dhe duke i lënë të butë dhe me shkëlqim. Disa nga vajrat tanë të preferuar për flokë përfshijnë vajin e Arganit dhe vajin e Jojobës
Nëse vuani nga zbokthi për shkak të një koke të thatë gjatë muajve të dimrit, vendosni një trajtim më intensiv me vaj, të tillë si vaji i Kokosit direkt në lëkurën e kokës. Lëreni që vaji të përthithet nga lëkura për rreth 20-30 minuta për të hidratuar thellë lëkurën e kokës, më pas lani flokët si zakonisht.
2. Shmangni larjet e shpeshta të flokëve
Nëse i lani floket çdo ditë, është koha të bëni një ndryshim në rutinën tuaj të kujdesit për flokët në dimër. Larja e shpeshte e flokëve tuaj do t'i heqë vajrat natyralë që i mbajnë flokët të hidratuar dhe të mbrojtur, të cilat janë më të rëndësishme se kurrë gjatë muajve të ftohtë.
Mundohuni të zgjasni periudhën midis larjeve tuaja sa më shumë që të jetë e mundur derisa të gjeni periudhën e përsosur kohore për flokët tuaj - nëse zakonisht lani flokët çdo ditë, provoni çdo dy ditë. Nëse e shihni që flokët tuaj ende nuk kanë lagështi, provoni çdo tre ditë. Për të ndihmuar këtë proces tranzicioni, përdorni Shampo të thatë (Dry Shampoo – në formë spray) midis larjeve për t’i mbajtur flokët me erë dhe të duken të freskëta.
Një tjetër këshillë për flokët e thatë? Nëse rrënjët nuk janë shumë të yndyrshme, lani flokët vetëm me Zbutes (Conditioner) dhe anashkaloni shampon.
3. Shmangni stilimin me nxehtësi
Nuk është sekret që stilimi me nxehtësi është një fajtor kryesor për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Kur flokët tuaj janë tashmë në një gjendje të brishtë gjatë muajve të ftohtë, stilimi me nxehtësi thjesht amplifikon problemin, duke thithur lagështi nga fijet e flokëve. Vendosni të thani në ajër duke shmangur tharësen sa herë që është e mundur, duke përdorur disa pika vaj flokësh për të ulur fryrjen e flokëve (Frizz). Përdoreni këtë si një mundësi për të eksperimentuar me modele ondesh të cilat realizohen pa nxehtësi, flokët të kapur bisht, topuz etj.
4. Thani flokët para së të dilni nga shtëpia
Edhe pse kjo mund të jetë një rutinë për ju në muajt e ngrohtë, është veçanërisht e rëndësishme të siguroheni që flokët tuaj të jenë plotësisht të thatë para se të dilni nga shtëpia në dimër. Flokët e ftohtë zgjerojnë boshtin e flokëve, duke i bërë flokët më të prirur për këputje, si dhe çojnë në zbehjen e ngjyrës më shpejt. Jepini flokëve tuaj atë kohë shtesë në dimër të thahen përpara se të dilni, ose më mirë akoma, modifikoni rutinën tuaj të kujdesit për flokët në dimër duke i larë dhe kujdesur për flokët tuaj gjatë natës, kështu që të shmangni tharjen e flokëve me nxitim në mëngjes.
Nëse e keni të pashmangshme larjen e flokëve çdo mëngjes, sigurohuni që t'i mbroni flokët nga moti duke i futur poshtë nje shalli ose kapuçi. Sa më pak ekspozim ndaj elementëve të motit të dimrit, aq më mirë.
5. Aplikoni një maskë flokësh me veprim të thellë çdo javë
Ashtu si një maskë javore për fytyrën është thelbësore për një lëkurë të shëndetshme, rrezatuese, edhe maskat javore të trajtimit të flokëve mund të bëjnë një ndryshim kur keni flokë të thatë dhe të dëmtuar. Jo vetëm që mund të ndryshojnë efektet e thatësisë, por janë një masë e shkëlqyeshme parandaluese për të siguruar që flokët tuaj të jenë të mbrojtur dhe në një nivel optimal shëndetësor, gjatë gjithë vitit. Maskat e flokëve janë mënyra të shpejta por shumë të fuqishme dhe efektive për ti siguruar flokut tuaj me shumë përfitime shëndetësore në më pak se 20 minuta. Mendoni për maskat e flokëve si zbutesit (Conditioner), duke i dhënë përfitime flokëve tuaj si zbutja dhe hidratimi, rritja, shtimi i shkëlqimit dhe madje luftimi i infeksioneve të kokës. Ndërsa kompanitë e flokëve ofrojnë lloje të ndryshme të maskave të flokëve për një larmi problemesh të flokëve, ju gjithashtu mund të shkoni direkt në dollapët tuaj të kuzhinës dhe të përzieni një maskë flokësh në shtëpi.
P.S. Në artikullin e rradhës do t’ju tregojmë disa nga maskat e flokëve që mund të krijoni me produkte që gjenden në shtëpi.