Lëkura e fytyrës është më e ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm dhe ndryshimeve të temperaturave. Sapo koha fillon të ftohet, lëkura shfaq problematikat e para si: tharje të epidermës, kruarje të lehta, kuperozitet i tepërt etj. Për të shmangur këtë problem, duhet që gjithmonë të këshillohemi me estetisten për të trajtuar lëkurën me produkte dhe trajtime hidratuese dhe qetësuese që mbushin fytyrën. Shumë e rëndësishme përveç trajtimit në institut është edhe përdorimi i produkteve me efekt shumë voluminoz dhe ushqyes.
Disa këshilla te nevojshme:
?Aplikimi i maskave profesionale çdo 10 ditë në shtëpi.
?Aplikimi i produkteve në mëngjes (30 minuta para se të dalim nga shtëpia) dhe në darkë 30 minuta para se të shtrihemi).
?Shmangia e ambienteve të mbyllura dhe me ajër të kondicionuar.
?Trajtimi i pjesës periokulare dhe zonës së qafës me produkte specifike.
?Përdorimi i kremit mbrojtës me SPF 30.
?Konsumimi i H2O (Ujit) dhe kujdesi me ushqimin.
Disa kombinime maskash në kushte shtëpie:
?Avokado dhe Vitaminë C
?Banane & Aloe vera
?Vaj bajame, 2 pika xhel Aloe vera dhe Avokado.
KUJDES!!! Pas çdo pastrimi të maskës me ujë, aplikoni serumin dhe kremin sipas tipologjisë së lëkurës. Për të patur një lekurë pa probleme në çdo stinë, ndiqni rregullat e duhura dhe në këtë mënyrë fytyra do ju falenderojë duke mos shfaqur asnjë problem për një kohë të gjatë.