Maska në kushtë shtëpie për problematika dhe lloje të ndryshme floku
Maskë për flokë të thatë
Përbërësit: 1 lugë çaji mjaltë, 1 vezë, 1 lugë gjelle uthull molle.
Mund të dyfishoni ose përgjysmoni masën e recetës, në varësi të gjatësisë së flokëve tuaj. Lëreni të veprojë për 30-40 minuta para se ta shpëlani.
Maskë për skalp me lëkura të thata
Përbërësit: 2 lugë vaj kokosi, 4 lugë çaji sheqer të papërpunuar, 5 pika vaj mente, 2 pika vaj pemë çaji (Tea Tree Oil).
Aplikoni me duar ose furçë përzierjen në flokë të larë dhe të lagur gjatë dushit. Pasi ta aplikoni, masazhoni butë për 1-3 minuta dhe më pas kapni flokët lart dhe i lini për sa kohë zgjat dushi dhe më pas lajini normalisht.
Sheqeri kthehet në acid glikolik i cili tret qelizat e vdekura të lëkurës. Vaji i kokosit është i pasur me acide yndyrore dhe ka përfitime anti-inflamatore, vaji i mentes ndihmon në nxitjen e qarkullimit të kokës dhe vaji i pemës së çajit është antifungale, antimikrobike dhe antibakteriale.
Maksë për flokë me shkëlqim
Përbërësit: Mjalt organik, uthull molle dhe vaj kokosi në sasi të barabarta.
Aplikojeni në flokë të lagur dhe lëreni të paktën 20 minuta, më pas lajeni me shampo.
Maskë për rritjen e flokëve
Përbërësit: Kanellë dhe vaj kokosi në sasi të barabarta.
Vendosni maskën në rrënjë dhe masazhojeni në lëkurën e kokës. Lëreni të qëndrojë për 30-45 minuta më pas lajeni. Synoni ta bëni këtë maskë të paktën një herë në javë.
Maskë për skalp të irrituar
Përbërësit: 1 filxhan çaj jeshil, 2 pika vaj mente, 1 lugë gjelle uthull molle.
Masazhojeni në lëkurën e kokës dhe lëreni për të paktën 5 minuta para se ta shpëlani.
Maskë për flokë të yndyrshëm
Përbërësit: 1 e bardhë veze, lëng nga gjysma e limonit.
Aplikojeni në të gjithë gjatësinë dhe lërini të veprojnë për 30-60 minuta - sa më gjatë aq më mirë. Shpëlajeni me ujë të vakët, jo të nxehtë!
Maskë për flokë të dëmtuar
Përbërësit: Gjysmë avokado, 1 vezë, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë gjelle mjaltë.
Vendoseni në flokët e lagur, duke filluar nga majat. Mblidhini floket dhe mbështillini me një kapuç dushi. Për të aktivizuar përbërësit, aplikoni ajër të ngrohtë me tharëse sipër kapuçit të dushit për 10 minuta. Pastaj lëreni të qëndrojë edhe për 20 minuta dhe lajeni në dush.