THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PROVIMET QË ZHVILLOHEN NË “NEW GENERATION” PËR MARRJEN E TITULLIT
“NDIHMËSMJESHTËR”, “MJESHTËR” DHE “MJESHTËR ME PËRVOJË”,
për të gjithë profesionistët - ish studentë të “New Generation”, që punojnë në sektorin e Parukerisë, Estetikës, Masazherisë Estetiko kuruese, Fizioterapisë - Estetike, Make-up, Manikyr – Pedikyr, Berber
New Generation në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Zejtarisë (DHKZ) mbështetur edhe në Marrëveshjen e bashkëpunimit që kanë nënshkruar palët, më date 13.04.2021, ka hapur fazën paraprake për provimet për marrjen e titujve “Ndihmësmjeshtër”, “Mjeshtër” dhe “Mjeshtër Përvojë”
Marrja e titullit dhe certifikatës përkatëse ndihmon ish studentët tanë të New Generation të ecin në karrierën e tyre profesionale në përputhje me ligjin Nr. 70/2016 “Për zejtarinë në Republikën e Shqipërisë”.
Së dyti, sipas Ligjit Dhoma bashkëpunon me institucionet përgjegjëse të vendeve të tjera për standardizimin ose njohjen e certifikatave të ndihmësmjeshtrit dhe mjeshtrit edhe jashtë vendit.
Bazuar në dokumentat e sipërcituar, secili ish-student, apo ish kursant që e gjykon që në profesion duhet të zhvillosh karrierën në mënyrë që të përshtatesh me kërkesat e kohës, është i ftuar të marrë pjesë në provimet e kualifikimit që do të organizohen në Maj 2021.