FantaStil, Ndiq Talentin, për të katërtin vit rradhazi!
Duke parë kërkesat gjithnjë në rritje për cilësi të tregut të punës dhe përthithjen e profesionistëve të kualifikuar, per të katërtin vit rradhazi, New Generation organizoi Konkursin “FantaStil, Ndiq Talentin!”. Një konkurs me target grup maturantët e Tiranës dhe rretheve, në prag të mbylljes së arsimit të tyre parauniversitar, për t’i orientuar në drejtim të edukimit profesional.
Konkurentët të cilët kanë prirje dhe talent në Parukeri, Make-up dhe Nail Art, përzgjidhen nga një juri profesionistësh deri në shpalljen e tre fituesve të cilëve ju mundësohet; Bursë e plotë studimi për fituesin e vendit të parë, 50 % dhe 30 % bursë për vendin e dytë dhe të tretë, për studim në një nga programet dyvjeçare që ata do të zgjedhin (Parukeri e Avancuar, Estetikë e Avancuar, Masazheri Estetiko-Kuruese, Fizioterapi Estetike)!
Për të gjithë pjesëmarrësit të cilët nuk mundën të kalojnë në stadin gjysëm final dhe final, New Generation ofroi Çertifikata pjesmarrjeje dhe gjithashtu u ofrua 10 %, 15 % dhe 20 % skonto të tarifës vjetore në rast se do të ndjekin studimet tek ne.
Në këtë mënyrë, mendojmë që japim kontributin tonë duke zgjuar tek ata një mundësi tjetër përzgjedhjeje për arsimimin e tyre pas shkollës së mesme!
Ne ju edukojmë me pasionin për të bukurën!
Promovojmë Vlerat Tuaja!
I japim Vlerë Profesionit Tuaj!