Për maturantët nga e gjithë Shqipëria, që janë në udhëkryqin e jetës dhe kanë nevojë më shumë se kurrë për inspirim, motivim dhe udhëzim për një të ardhme të sigurt, arsimi profesional është zgjedhja e duhur. New Generation edhe në këtë vit të vështirë organizon Online Konkursin “FantaStil, Ndiq Talentin!” Edicioni 5.
Ftojmë të marrin pjesë të gjithë maturantët që kanë talent në të tre fushat:
- Stilim flokësh,
- Make-up dhe
- Artin e thonjve.
Vlerësimi i jurisë do jetë i përbashkët për të tre fushat.
Duke qënë gjithmonë të parët në inovacion, këtë vit aktiviteti do të organizohet Online! Për Maturantët mjafton që të kenë dëshirën dhe pasionin.
Periudha e regjistrimit është 20 prill - 11 Maj. Për tu regjistruar vizitoni www.newgeneration-al.com dhe klikoni në “Regjistrohu online! Konkursi Fantastil” https://www.newgeneration-al.com/sq/fantastil-ndiq-talentin. Ju duhet të plotësoni dhe të dërgoni aplikimin me të dhënat tuaja.
Konkursi do të zhvillohet në tre faza:
- Në Fazën e parë Konkursi online – Faza çerekfinale me të gjithë pjesëmarrësit me datë 13 Maj 2020, ora 11.00. Gjatë kësaj faze do të punoni online - përpara Jurisë, e cila po online do ju ndjekë dhe vlerësojë me pikë. Për këtë shërben platforma New Generation E-learning, që ju lidh me konkurentët e tjerë dhe me jurinë. Në rast pjesëmarrje të një numri të madh konkurentësh, do të ndaheni me orare te ndryshme për të lehtësuar Jurinë në vezhgimin e saj.
- Faza e dytë - Faza Gjysmëfinale me datë 15 Maj 2020, ora 11.00 me pjesëmarrësit fitues të fazës së parë. Në këtë faze do të punoni online - përpara Jurisë, e cila po online do ju ndjekë dhe vlerësojë me pikë. Këtu do të prezantoheni me diçka me të avancuar, nga faza e parë.
- Faza e tretë – Faza finale: me pjesëmarrësit fitues të fazës gjysmëfinale. Do të zhvillohet me datë 20 Maj 2020, ora 11.00. Gjatë kësaj faze do të punoni online - përpara Jurisë, e cila do ju ndjekë dhe vlerësojë me pikë.
Kushtet e konkurimit:
- çdo konkurent do të ketë patjetër nje klient dhe pajisjet përkatëse të punës.
- Kur të jepet udhëzimi për të filluar ju do të punoni nën vëzhgimin e Jurisë. Për këtë ju duhet një person që ju filmon qartë (ose të vendosni kamerën në një vënd të përshtatshëm për filmimin total të punës).
- Në fund të punës kur të kërkohet nga juria, duhet që për dy minuta të shpjegoni punën që keni bërë.
Çmimet e konkursit:
- Për fituesin e vendit të parë, Bursë e plotë studimi për dy vitet e studimit
- Për fituesin e vendit të dytë 50 % e tarifës vjetore, për dy vitet e studimit
- Për fituesin e vendit të tretë, 30 % e tarifës vjetore, për dy vitet e studimit
në një nga programet dy vjeçare që ata do të zgjedhin (Parukeri e Avancuar, Estetikë e Avancuar, Masazheri Estetiko-Kuruese, Fizioterapi Estetike)!
Çdo pjesëmarrës në konkursin online të Fazës çerek finale /Gjysmë finale/Finale, do të shpërblehet me 10% deri në 15% ulje, nëse dëshiron të regjistrohet në programet e studimit të New Generation. Kjo ulje do të dokumentohet nëpërmjet një E-mail zyrtar që do ti dërgohet secilit (në vend të çertifikatës).
Në këtë mënyrë, mendojmë që japim kontributin tonë duke zgjuar tek Maturantet një mundësi tjetër përzgjedhjeje për arsimimin e tyre pas shkollës së mesme!
I japim Vlerë Talentit Tuaj!