Qendra Multifunksionale “New Generation”, konsideron si një ndër pikat më të forta, elementin e punësimit të studentëve të tij.
Suksesi i sfidës së përbashkët, e jona si institucion por edhe e studentëve tanë, vërteton më së miri se rruga e zgjedhur, ka qenë ajo e duhura.
Me një formim të plotë shkencor dhe profesional, studentët e New Generation, kanë arritur punësimin brenda dhe jashtë vendit, thuajse 100 % në profesionet të cilat kanë qenë pasion dhe ëndërr e tyre.
New Generation jep vazhdimisht kontributin e tij si ndërmejtës dinjitoz midis studentëve dhe tregut të punës.
Ne jemi krenarë se si studentët tanë na prezantojnë me formatin e tyre qytetar dhe profesional.
Punësimi i Studentëve, krenaria e Qendrës Multifunksionale “New Generation”
Statistika:
Brezi i studentëve 2009-2011
Programi i studimit: Parukeri e Avancuar
Diplomuar 19 studentë prej të cilëve 18 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Estetikë e Avancuar
Diplomuar 5 studentë prej të cilëve 5 janë punësuar në profesion
Brezi i studentëve 2010-2012
Programi i studimit: Masazheri Estetiko-Kuruese
Diplomuar 3 studentë prej të cilëve 3 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Parukeri e Avancuar
Diplomuar 16 studentë prej të cilëve 13 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Estetikë e Avancuar
Diplomuar 6 studentë prej të cilëve 6 janë punësuar në profesion
Brezi i studentëve 2011-2013
Programi i studimit: MasazheriEstetiko-Kuruese
Diplomuar 4 studentë prej të cilëve 4 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Parukeri e Avancuar
Diplomuar 14 studentë prej të cilëve 11 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Estetikë e Avancuar
Diplomuar 8 studentë prej të cilëve 8 janë punësuar në profesion
Brezi i studentëve 2012-2014
Programi i studimit: MasazheriEstetiko-Kuruese
Diplomuar 6 studentë prej të cilëve 6 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Parukeri e Avancuar
Diplomuar 13 studentë prej të cilëve 12 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Estetikë e Avancuar
Diplomuar 11 studentë prej të cilëve 11 janë punësuar në profesion
Brezi i studentëve 2013-2015
Programi i studimit: MasazheriEstetiko-Kuruese
Diplomuar 2 studentë prej të cilëve 2 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Parukeri e Avancuar
Diplomuar 13 studentë prej të cilëve 11 janë punësuar në profesion
Programi i studimit: Estetikë e Avancuar
Diplomuar 9 studentë prej të cilëve 7 janë punësuar në profesion
Bazuar në këto statistika, vihet re shumë qartë se të tre programet e studimit që ofron Qendra Multifunksionale New Generation, janë të suksesshëm në tregun e punës. Ato janë hartuar duke u mbështetur në eksperiencën më të mirë ndërkombëtare.
Pjesë e këtij suksesi kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prindërit e studentëve dhe vetë studentët për zgjedhjen që kanë bërë, stafi i mrekullueshëm akademik, (vendas dhe i huaj) dhe mbështetja e pa kursyer dhe investimet e institucionit në përsosjen e cilësisë së laboratoreve, sallave të leksioneve dhe organizimit të eventeve, ku çdo student promovohet dhe realizon ëndrrën e tij.