Një përmbledhje e disa prej momenteve kryesore nga faza Gjysmë Finale dhe Finale e Konkursit “FantaStil, Ndiq Talentin!” Edicioni 5 Online. Konkurentet përgatitën modelet në bazë të fantazisë së tyre në tre profilet: Stilim flokësh, Make-up dhe Nail Art. Juria ndoqi me shumë kujdes punën e konkurenteve dhe vlerësoi në bazë të punës së tyre. Në fazën Finale, konkurentët sfiduan veten me temën “Realizimi i një nuseje”! Tre bursa studimi u mundësuan për tre fituesit e vendeve të para dhe çertifikate pjesëmarrje për vendin e katërt me zbritje nëse do të zgjedhë të studiojë pranë “Qendrës Multifunksionale New Generation”. Falenderojmë konkurentët që besuan në seriozitetin e këtij konkursi dhe në shkollën “New Generation”. Urojmë që rruga e përbashkët të jetë e mbushur me punë, dhe respekt të ndersjelltë. Ju urojmë suksese!
https://newgeneration-al.com/sq/media-al/fotogaleri/fantastil-ndiq-talentin-edicioni-5-online#sigProId30898e0e1b