Qendra Multifunksionale New Generation, Organizoi në 9 Shkurt 2018 në ambientet e Tirana International Hotel, Salla “Metropol”. Tryezën Dialoguese me temë:
“ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL, ARRITJET E DERITANISHME, SFIDAT PËR TË ARDHMEN”
(Tryeze dialoguese me të gjithë palët e interesuara për sfidat dhe arritjet e AFP-së)
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutim i hapur i Politikbërësve, Ofruesve dhe Përfituesve të AFP-së. Në këtë tryezë, morën pjesë: Zv. Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Znj. Dajna Sorensen; Përfaqësues nga:
- Bashkia Tiranë
- Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK)
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
- Shoqata e Hotelerisë dhe Turizmit
- Shoqata e Sigurimit të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit
- Shoqata Tirana
- Shoqata e Miqësisë Shqipëri- Izrael
- Biznes Albania
- K.O.P.SH.
- Konfindustria
- Universiteti i Arteve
- Mediat Televizive Përfaqësues nga Ambasadat e huaja në Shqipëri:
- Ambasada Italiane
- Ambasada Izraelite
- Ambasada e Kosovës
- GIZ
Në takim, u fol për rëndësine e madhe që ka për ekonominë shqiptare arsimimi profesional dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare, në punësim dhe Vetëpunësim. Ruajtja e cilësisë, rritja e programeve të studimit sidomos duke përfshirë dhe partnerë të huaj, i përgatit studentët e New Generation të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre në Europë dhe të kenë lehtësira në punësim.
https://newgeneration-al.com/sq/aktivitetet/aktivitetet-shkencore/arsimi-dhe-formimi-profesional-arritjet-e-deritanishme-sfidat-per-te-ardhmen#sigProId26fef445fa