Diplomë Profesionale në programin e studimit 2-vjeçar në “Parukeri e Avancuar”
Ky program studimi ka si objektiv kualifikimin profesional në “Parukeri e Avancuar”, Niveli 5 në KSHK, që përfshin formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentit në fushën e parukerisë. Ky kualifikim synon që pas dy vitesh studimi, studenti të jetë plotësisht i aftë, për të punuar në sallonet e bukurisë si profesionist i kualifikuar në shkallën më të lartë, dhe gjithashtu synon të pajisë studentët me aftësinë për të mësuar gjatë gjithë jetës njohuritë /metodat më të fundit inovative në fushën e Parukerisë.
Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional në “Parukeri e Avancuar”, Niveli 5 në KSHK, e pajis individin me diplomën e punonjësit të kualifikuar në këtë drejtim.
Studentët pajisen me njohuri të thelluara teorike dhe aplikative në fushën e parukerisë, dhe përmirësimit të imazhit të femrave dhe të meshkujve. Kjo u realizua përmes orëve teorike dhe praktike të mjaftueshme për çdo lëndë, të cilat përmbushën qëllimin e përvetësimit të plotë të profesionit.
Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuritë/praktikën për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e parukerisë dhe bukurisë.
VITI I | VITI II |
---|---|
Dermatologji |
Stilime të avancuara për gjenerata, Arte të ndryshme dhe showbiz |
Shkenca Natyrore (Biokimi) |
Teknika të ndertimit të thonjve artificialë |
Etikë Profesionale |
Teknika të aplikimit të trajtimit me keratinë |
Kolorimetri |
Teknika të Aplikimit të Permanentit (Fantazi në permanent) |
Gjuhë e Huaj - Anglisht |
Teknika të make-up |
Teknika bazë të aplikimit të bojës |
Teknika të trajtimit të flokut oblungo |
Higjena dhe ndihma e shpejte Shendeti dhe siguria ne pune (OHS) |
Teknika të avancuara të Prerjes |
Menaxhim Biznesi, shitjet me pakice dhe marketingu |
Praktikë Profesionale Project with Case Histories research and writing |
Prerje, krehje bazë |
Provim përfundimtar |
61 KREDITE (ECTS) |
59 KREDITE (ECTS) 745 ORË NË AUDITOR |