Diplomë Profesionale në programin e studimit 2-vjeçar në "Estetikë të Avancuar"
Ky program studimi ka si objektiv kualifikimin profesional në “Estetikë e Avancuar”, Niveli 5-të në KSHK, që përfshin formimin teorik dhe profesional të thelluar të studentit në fushën e estetikës zbukuruese/ kuruese/ relaksuese të trupit. Ky kualifikim pas dy vitesh studimi, realizon objektivat e programit dhe studenti është plotësisht i aftë për të punuar në Qendrat e bukurisë, si profesionist i kualifikuar në shkallën më të lartë. Ai është pajisur gjithashtu me aftësinë për të mësuar gjatë gjithë jetës njohuri dhe metoda inovative në fushën e Estetikës.
Studentët janë pajisur me njohuri të thelluara teorike dhe aplikative në fushën e estetikës, dhe përmirësimit të imazhit të femrës dhe të meshkujve. Studentët pajisen me njohuri të thelluara teorike dhe aplikative në fushën e estetikës, dhe përmirësimit të imazhit të femrave dhe të meshkujve. Kjo u realizua përmes orëve teorike dhe praktike të mjaftueshme për çdo lëndë, të cilat përmbushën qëllimin e përvetësimit të plotë të profesionit.
Objektiv tjetër i këtij programi është pajisja e studentëve me njohuritë/ praktikën për metodat më të fundit europiane dhe botërore në fushën e estetikës.
Përfundimi me sukses i kualifikimit profesional “Estetikë e Avancuar”, Niveli 5 në KSHK, e pajis studentin me certifikatën/ Diplomën e punonjësit të kualifikuar në këtë drejtim.
VITI I | VITI II |
---|---|
Anatomi & Fiziologji (Moduli 1 & 2) |
Teknika të grimit (Make-up) |
Shkenca Natyrore (Biokimi) |
Teknikat bazë të ndërtimit të thonjve artificialë |
Etikë Profesionale |
Teknikat e trajtimit të fytyrës manuale dhe me aparatura |
Nutricion/Dietologji |
Teknika të depilimit (Manuale dhe me aparatura) |
Menaxhim Biznesi, shitjet me pakice dhe marketingu Trajtimi I vetullave dhe qerpikeve |
Teknika të trajtimit të trupit Moduli 2 Teknikat e trajtimit/ masazheve të trupit, manuale dhe me aparatura) |
Teknikat e pastrimit dhe masazhit të fytyrës | Teknika të trajtimeve të këmbëve (Pedikyr) |
Dermatologji |
Shkenca natyrore (Njohuri fizike mbi mbrojtjen nga aparaturat) |
Gjuhë e Huaj - Anglisht Trajtimet e kujdesit te lekures (Teori) Higjena dhe ndihma e shpejte Shendeti dhe siguria ne pune (OHS) Zhvillime ne trajtimet estetike |
Kirurgjia kozmetike Praktikë Profesionale Projekt me raste të trajtimeve të kryera, kërkime, shënime. Project with Case Histories research and writing/Provim përfundimtar
|
Shkence Kozmetike (Kimi Kozmetike) | Provim përfundimtar |
68 KREDITE (ECTS) | 52 KREDITE (ECTS) |
575 ORË NË AUDITOR | 663 ORË NË AUDITOR |