• Informacione dhe baza teorike mbi lëkurën, karakteristikat, përshtatja e shërbimit sipas llojit të lëkurës etj.
• Lloje të ndryshme materialesh dhe teknikash - forma, tipologji ngjyrash, ndryshimet mes mes llojeve të gjilpërave dhe pigmenteve.
• Karakteristikat mjekësore të procedurës
• Informacione mbi anestezinë (mpirjen) që procedura të realizohet pa dhimbje, menaxhimi i saj në mënyrën e duhur
• Kundër indikacionet.
• Pigmentologjia - karakteristikat e pigmenteve që punojmë (reaksione të ndryshme, përbërës të dëmshëm të pigmentit dhe si t’i anashkalojmë, reaksione të ndryshme të padëshiruara, teste alergjie përpara procedurës).
• Karakteristikat e ngjyrave që përftohen nga pigmentet dhe përzierjet e ndryshme dhe si t’i përshtatim për lloje dhe ngjyra lëkurash të ndryshme.
• Sekretet e korrektimit të një tatuazhi të pasuksesshëm (e zezë, gri, rozë, vetulla ngjyrë patëllxhani).
• Të fshehtat e krijimit të arkitekturës së vetullës dhe si mund të bëjmë korrektim të fytyrës përmes realizimit perfekt të vetullës.
• Lloje të ndryshme fytyrash. Realizim i drejtë i formës së vetullës në përshtatje me formën e fytyrës dhe të syve.
• Analizim i gabimeve kryesore që bëhen në Mircopigmentim
• Këndi i depërtimit.
• Thellësia e depërtimit në lëkurë.
• Ndryshimi në thellësinë e depërtimit.
• Teknika Piksel (Pixel Brows)
• Teknika Ombre (Ombre Brows)
• Teknika Pudër (Powder Brows)
• Mirëmbajtja pas procesit
• Çfarë është ¨Retouch¨, kur kryhet dhe çfarë bëhet në një procedurë të dytë.
• Mënyrat e trajtimit në shtëpi dhe këshillimi i klientit
Organizimi i kursit në ditë:
• Dita 1: Informacione teorike dhe Punë praktike në lateks
• Dita 2: Punë praktike në lateks, përvetësim i teknikës
• Dita 3: Realizim i teknikës në modele reale me supervizim, asistencë & këshillim hap pas hapi nga pedagogia
• Dita 4: Realizim i teknikës në modele reale me supervizim, asistencë & këshillim hap pas hapi nga pedagogia
• Dita 5: Realizim i teknikës në modele reale me supervizim, asistencë & këshillim hap pas hapi nga pedagogia
Pajisjet janë të përfshira në tarifën e kursit dhe i jepen dhuratë kursantit në përfundim.
Pajisjet dhe bojërat janë thellësisht profesionale dhe janë prodhuara dhe çertifikuar në Bashkimin Europian!
Në përfundim të kursit, pajiseni me:
- Certifikatë kombëtare me vulën e “New Generation”
- Çertifikatë ndërkombëtare të njohur në të gjithë Europën dhe më gjerë.