Tel: (+355) 4 24 21 840 - Cel: (+355) 692037056 - E-mail: secretarynewgen@gmail.com

Rreth nesh

HISTORIKU

Qendra Multifunksionale “New Generation”, e filloi veprimtarinë e saj si Kolegj Profesional, “New Generation”. U themelua si një investim plot pasion i vëllezërve Tafaj. U hap nisur nga kërkesat e kohës në drejtim të ngritjes së standartit në parukeri dhe estetikë, që shërbimet në këto fusha të ngrihen mbi baza shkencore dhe në një nivel bashkëkohor.

Pas aplikimit në MASH, themelimi i Kolegjit u bë nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 798, datë 22.07.2009, ku u lejua të hapej programi i ciklit të parë të studimit Bsc në Masazheri Estetiko – Kuruese.

Me VKM nr 440, datë 09.06.2010 u bë hapja e dy programeve dy vjeçare: “Estetikë e Avancuar” dhe “Parukeri e Avancuar”.

Të gjitha programet e studimit u hartuan bazuar në parimet e Bolonjës dhe sipas experiencës më të njohur europiane. Puna e studentit ekuivalentohet me kreditet përkatëse. Çdo vit akademik ka 60 kredite (ECTS) dhe së paku 1500 orë punë të studentit, që lejonë dhe transferimin e studimeve.

Në 5 vjet histori me strukturën e një Kolegji Profesional, “New Generation” ka patur synim strategjik thellimin në metodat shkencore dhe profesionale të mësimdhënies duke u mbështetur në cilësitë e një stafi vendas dhe të huaj, me tituj dhe grada shkencore.

Në vitin 2014, nisur nga fakti që Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, hartoi Ligjin e plotë për Arsimin Profesional të të rinjve, “New Generation” gjeti përshtatje maksimale në këtë Ministri duke patur programe thellësisht profesionale, por me një synim akoma më të lartë, atë të të qenurit sa më pranë tregut të punës. Kështu do tu shërbejë më mirë interesave të të rinjve, duke e transformuar Kolegjin Profesional “New Generation” në një Qendër Multifunksionale.

Ky vizion i qartë i “New Generation” dhe marrëdhëniet me institucionet e tjera brenda dhe jashtë vendit, si ato te artit, të modës dhe qendrat estetike, do vijojë ta ketë prioritet për studentët dhe të gjithë të rinjtë aftësimin për përballjen me tregun e punës.

Programet e Studimit

Masazheri Estetiko Kuruese
Estetike e Avancuar
Parukeri e Avancuar

MISIONI

Qendra “New Generation”, në gjithë veprimtarinë e saj, ka për mision:

1. Të përgatisë profesionalisht specialistë të lartë, në fushat që mbulon, nëpërmjet mësimdhënies me cilësi të lartë dhe praktikës profesionale.

2. Të zhvillojë arsimin profesional.

VLERAT DHE ARRITJET E KPNG

  • Hapsira pune komode për studentët dhe mjete didaktike bashkëkohore
  • Programet e studimit janë hartuar totalisht sipas kërkesave të Kartës së Bolonjës. Kjo nënkupton që lëndët/modulet janë shoqëruar me kredite, orë mësimore, në auditor dhe jashtë tij.
  • Programet e studimit janë hartuar sipas eksperiencës më të mirë europiane. Studentët përftojnë njohuri dhe aftësi profesionale të një niveli shumë të lartë.
  • Stafi akademik është përzgjedhur për të ofruar jo vetëm eksperiencën e tij, por dhe etikën më të mirë profesionale dhe qytetare. Studentët në shkollën tonë do të ndjehen gjithmonë në një ambient mikpritës dhe bashkëpunues.
  • “New Generation” organizon aktivitete të ndryshme trainuese me profesionistë të huaj (nga Italia)
  • “New Generation” ka bashkëpunim intensiv dhe të drejtpërdrejtë institucional me qendrat dhe sallonet e bukurisë, për t’i krijuar mundësi praktikimi dhe punësimi studentëve gjatë por dhe pas përfundimit të studimeve.

PUNESIMI

Qendra Multifunksionale “New Generation”, konsideron si një ndër pikat më të forta, elementin e punësimit të studentëve të tij.

Suksesi i sfidës së përbashkët, e jona si institucion por edhe e studentëve tanë, vërteton më së miri se rruga e zgjedhur, ka qenë ajo e duhura.

Me një formim të plotë shkencor dhe profesional, studentët e New Generation, kanë arritur punësimin brenda dhe jashtë vendit, thuajse 100 % në profesionet të cilat kanë qenë pasion dhe ëndërr e tyre.

New Generation jep vazhdimisht kontributin e tij si ndërmejtës dinjitoz midis studentëve dhe tregut të punës.

Ne jemi krenarë se si studentët tanë na prezantojnë me formatin e tyre qytetar dhe profesional.

 

Punësimi i Studentëve, krenaria e Qendrës Multifunksionale “New Generation”

Statistika:

Brezi i studentëve 2009-2011 

Programi i studimit:      Parukeri e Avancuar

Diplomuar 19 studentë prej të cilëve 18 janë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Estetikë e Avancuar

Diplomuar 5 studentë prej të cilëve 5 janë punësuar në profesion

 

Brezi i studentëve 2010-2012 

Programi i studimit:      Masazheri Estetiko-Kuruese

Diplomuar 3 studentë prej të cilëvejanë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Parukeri e Avancuar

Diplomuar 16 studentë prej të cilëve 13 janë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Estetikë e Avancuar

Diplomuar 6 studentë prej të cilëve 6 janë punësuar në profesion

 

Brezi i studentëve 2011-2013

Programi i studimit:      MasazheriEstetiko-Kuruese

Diplomuar 4 studentë prej të cilëve 4 janë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Parukeri e Avancuar

Diplomuar 14 studentë prej të cilëve 11 janë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Estetikë e Avancuar

Diplomuar 8 studentë prej të cilëve 8 janë punësuar në profesion

 

Brezi i studentëve 2012-2014

Programi i studimit:      MasazheriEstetiko-Kuruese

Diplomuar 6 studentë prej të cilëve 6 janë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Parukeri e Avancuar

Diplomuar 13 studentë prej të cilëve 12 janë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Estetikë e Avancuar

Diplomuar 11 studentë prej të cilëve 11 janë punësuar në profesion

 

Brezi i studentëve 2013-2015

Programi i studimit:      MasazheriEstetiko-Kuruese

Diplomuar 2 studentë prej të cilëve 2 janë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Parukeri e Avancuar

Diplomuar 13 studentë prej të cilëve 11 janë punësuar në profesion

Programi i studimit:      Estetikë e Avancuar

Diplomuar 9 studentë prej të cilëve 7 janë punësuar në profesion

 

Bazuar në këto statistika, vihet re shumë qartë se të tre programet e studimit që ofron Qendra Multifunksionale New Generation, janë të suksesshëm në tregun e punës. Ato janë hartuar duke u mbështetur në eksperiencën më të mirë ndërkombëtare.

Pjesë e këtij suksesi kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prindërit e studentëve dhe vetë studentët për zgjedhjen që kanë bërë, stafi i mrekullueshëm akademik, (vendas dhe i huaj) dhe mbështetja e pa kursyer dhe  investimet e institucionit në përsosjen e cilësisë së laboratoreve, sallave të leksioneve dhe organizimit të eventeve, ku çdo student promovohet dhe realizon ëndrrën e tij.

 

 

Back to Top