Tel: (+355) 4 24 21 840 - Cel: (+355) 692037056 - E-mail: secretarynewgen@gmail.com

Informacione


Panairi, Bukuria Mesdhetare 2013

POSTER-BUKURIA-(2)Më datë 7 & 8 Tetor, Kolegji New Generation inicion panairin e parë në Shqipëri në fushën e estetikës, parukerisë dhe modës.

Shkolla e PARE e Lartë Universitare, Kolegji Profesional " New Generation", e cila ofron programi studimi ne deget Masazheri Estetiko Kuruese, Parukeri e Avancuar dhe Estetikë e avancuar.

Tashme me nje eksperience 5 vjecare ne fushen e parukerise , estetikes dhe masazherise Kjo shkolle nisur nga kerkesat e kohes ne drejtim te parukerise dhe estetikes, dhe duke synuar qe sherbimet ne kete fushe te ngrihen ne nje nivel bashkekohor, inicion dhe mbeshtet organizimin e PANAIRI BUKURIA MESDHETARE 2013 duke shpalosur vlerat dhe profesionalizmin ne fuknsion te se bukures.

Kjo shkollë u hap për studentët në shtator të vitit 2009, si rezultat i kërkesave gjithnjë në rritje për shërbime të fushës në parukeri dhe estetikë.

Një pedanë e fuqishme për tu ngjitur në nivelet e kohës, ishte përshtatja e ambienteve dhe përzgjedhja e stafit pedagogjik të specializuar. Njohuritë e reja, mbështetur në syllabuset lëndore të hartuara me një nivel të lartë shkencor, u përqafuan menjëherë nga studentët e parë, që i përkisnin atij brezi dhe që vizionit dhe ambicieve të tyre donin t'i bashkëngjisnin një edukim të mirfilltë teoriko-profesional.

Gjatë viteve 2009-2012, në kolegjin tonë janë regjistruar studentë nga të gjitha trevat e Shqipërisë por edhe jashtë saj.

Dinamika e orëve të leksioneve është pasuruar me profesionistë të fushave përkatëse nga Italia, Hollanda, Bullgaria.

Back to Top