Tel: (+355) 4 24 21 840 - Cel: (+355) 692037056 - E-mail: secretarynewgen@gmail.com

Informacione


Pse duhet të zgjidhni New Generation?

1. Stafi

Në Qendrën Multifunksionale “New Generation”, lëndët e formimit bazë, zhvillohen nga pedagogë me tituj shkencorë dhe me eksperiencë shumë vjeçare duke e konsideruar këtë formim si shumë të rëndësishëm në aftësimin e tyre profesional.

Lëndët e formimit profesional, zhvillohen nga pedagogë të cilët kanë kryer studimet e tyre në Europë, duke u dhënë kështu studentëve, atë çka ata aspirojnë, formatin perëndimor.

Pedagogët e huaj në lendët e formimit profesional, kanë një frekuencë çdo dy muaj me mësimdhënie në formën e leksioneve dhe orëve praktike.

 

2. Programe ambicioze europiane

Programet e studimit në Qendrën Multifunksionale “New Generation”, janë hartuar për të realizuar një kombinim perfekt midis lëndëve të formimit bazë dhe atyre të formimit profesional, duke vënë theksin në formatin intelektual qe duhet të ketë profesionisti i ardhshëm.

Studentët janë të interesuar për frekuentimin e të gjitha lëndëve duke u përputhur kjo me sfiden e New Generation në krijimin e modelit europian të një profesionisti.

 

3. Jeta studentore

Nëpërmjet aktiviteteve brenda shkollës, si sfilata mode, panaire të organizuara nga vetë New Generation, apo edhe konkurseve për të nxjerrë në pah studentin më të mirë, mbahet gjallë fryma e iniciativës dhe e bashkëpunimit midis studentëve. Një kontribut të veçantë në gjallërimin e jetës studentore, jep dhe marrëdhënia me partnerët tanë institucionalë. Studentët në saj të këtyre marrëveshjeve, marrin pjesë në shfaqje teatrale, opera etj.

Back to Top